Pik ark

Pik ark Inspiring Architecture and design platform

Një ftesë e veçantë për të promovuar arkitekturës shqiptare: FTESË PËR PJESËMARRJE NË PROMOVIMIN E LIBRIT “FRAGMENTE TË ...
12/10/2026

Një ftesë e veçantë për të promovuar arkitekturës shqiptare:

FTESË PËR PJESËMARRJE NË PROMOVIMIN E LIBRIT “FRAGMENTE TË ARKITEKTURËS BASHKËKOHORE SHQIPTARE A2020/3"

Data: 13 Tetor 2026
Ora:18:00
Vendi: Kino Armata, Prishtinë

Të nderuar kolegë arkitektë, studentë dhe dashamirës të arkitekturës mbareshqiptare,

me kënaqësi të veçantë ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë e dytë të promovimit të librit:

"Fragmente të Arkitekturës Bashkëkohore Shqiptare A2020/3",

vëllimi i tretë i një cikli botimesh që synon të dokumentojë dhe promovojë fragmente të krijimtarisë aktuale arkitekturore shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, të realizuara ekskluzivisht nga arkitektet shqiptarë.

49 studio arkitekturore shqiptare shpalosin idetë e tyre në këtë publikim.

Ky libër nuk është vetëm një përmbledhje projektesh. Ai është një dëshmi e kohës sonë dhe e njerëzve që e formësojnë atë përmes arkitekturës. Çdo projekt i përfshirë në këtë botim përfaqëson një ide, një vizion dhe një mënyrë të veçantë të të menduarit mbi hapësirën. Të mbledhura së bashku, këto fragmente krijojnë panoramën e arkitekturës bashkëkohore shqiptare, duke dëshmuar larminë, cilësinë dhe identitetin e profesionit tonë.

Publikimi u bë i mundur falë kontributit të HQBUILD në Itali.

Do të ishte një nder i veçantë ta ndajmë këtë mbrëmje me ju!

Koha t'ju vendosim në lëvizje.architecture është në kërkim të një arkitekti/e në nivel junior për t'ju bashkuar ekipit.K...
29/09/2026

Koha t'ju vendosim në lëvizje.architecture është në kërkim të një arkitekti/e në nivel junior për t'ju bashkuar ekipit.

Kualifikimet

- Të ketë mbaruar studimet universitare në degën e Arkitekturës
- Të ketë aftësi shumë të mira konceptuale dhe dizajni.
- Të ketë aftësi në përpilimin e projekteve
- Të ketë njohuri shumë të mira në AutoCAD, Revit dhe SketchUp

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV dhe portofolin e punimeve, tek: [email protected]

https://pikark.com/en/listing/blox-architecture-junior-architect/

Po konsideron të fillosh një punë të re? Kemi një mundësi për ty nga  A&E ENGINEERING shpk,Studio  projektimi, lider në ...
25/09/2026

Po konsideron të fillosh një punë të re? Kemi një mundësi për ty nga A&E ENGINEERING shpk,
Studio projektimi, lider në fushën e inxhinierisë, me eksperiencë në treg prej 20 vitesh, kërkon të punësojë një Arkitekt/e me përvojë në projektim objekteve të banimit dhe ato industriale

Kriteret e kërkuara:

• Diplomë universitare në Arkitekturë.
• Eksperiencë pune prej të paktën 3 vitesh në projektimin e objekteve civile dhe industriale.
• Njohuri të thella në përdorimin e software-ve të specializuar për projektim (AutoCAD, Revit, 3DMax Corona, Lumion, SKETCHUP, Photoshop,etj.).
• Njohuri mbi legjislacionin dhe standardet e ndërtimit në Shqipëri.
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi ne grup.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Hartimi i projektit arkitektonik.
• Koordinimi me inxhinierët dhe profesionistët e tjerë te zyrës.

Si të aplikoni:

Te interesuarit mund te dergojne Cv ne adresen e emailit: [email protected]

Per me shume infiormacion kontaktoni ne Nr. +355 68 87 49 335
https://pikark.com/listing/a-and-e-engineering-kerkon-arkitekt/
Suksese!

16/09/2026

Të kesh mundësinë të punosh në një studio projektimi të konsoliduar me një qasje tejet delikate ndaj arkitekturës, do ju frymëzojë gjatë gjithë rrugës tuaj profesionale.studio po krijon emrin e saj ne fushën e projektimit dhe po kerkon te zgjerojë kapacitet e saj.

Prandaj nëse po kërkon të zhvillohesh profesionalisht mbas eksperiencave te para, në një ambient ku vërtet mundet te mësosh por dhe të japësh atëhere bëj gati CV-në dhe një permbledhje të punëve tuaja në :
[email protected]

Kërkesat:

- Eksperiencë të mëparshme pune minimalisht 2-3 vite.
- I/E diplomuar në arkitekturë
- Njohuri të mira të programeve AutoCad dhe 3ds Max
- Aftësi renderizuese me Corona /Vray





Shpesh na ndodh që zyrat e projektimit të na pyesin nëse njohim arkitektë që janë në kërkim të një mundësie të re punësi...
15/09/2026

Shpesh na ndodh që zyrat e projektimit të na pyesin nëse njohim arkitektë që janë në kërkim të një mundësie të re punësimi.

Kryesisht, ne i komunikojmë këto kërkesa përmes postimeve në rrjetet tona sociale dhe kandidatët aplikojnë drejtpërdrejt.

Ndërkohë, jo gjithmonë një njoftim pune përshtatet me aftësitë apo kërkesat tuaja. Kështu që, nëse jeni arkitekt/e me 2–3 vite eksperiencë dhe dëshironi të punoni në një studio projektimi me eksperiencë disavjeçare, atëherë bëni gati CV-në dhe portofolin dhe na dërgoni aplikimin tuaj në [email protected].

Këtë herë bëhet fjalë për një pozicion me afat fillestar prej gati 10 muajsh, por që mund të ketë mundësi për zgjatje të kontratës.

Suksese!

Përhapeni lajmin!

Lux project po zgjeron ekipin dhe me një inxhinier/e strukturiste.Kriteret për të aplikuar janë si mëposhtë :Të ketë njo...
14/08/2026

Lux project po zgjeron ekipin dhe me një inxhinier/e strukturiste.
Kriteret për të aplikuar janë si mëposhtë :

Të ketë njohuri shumë të mira të programeve: AutoCad dhe Armacad
Të ketë njohuri të Sap/ETABS.
Të jetë i/e përkushtuar si dhe të ketë aftësi për të punuar në skuadër dhe individualisht

Të interesuarit mundet të dërgojnë cv-ne e tyre në emailin :
[email protected]
Ose kontaktoni :+355692020420

Suksese!

Mbas gushtit vjen kthimi në punë dhe nëse kërkoni të ndryshoni punë atëhere ky njoftim është për ty :Lux project po kërk...
13/08/2026

Mbas gushtit vjen kthimi në punë dhe nëse kërkoni të ndryshoni punë atëhere ky njoftim është për ty :
Lux project po kërkon të punësojë një arkitekt/e .

Kërkesat janë :

Të jetë i/e diplomuar në arkitekturë.
Të ketë njohje dhe përdorim të mirë të i software-ve si : Revit dhe AutoCad.
Të jetë i/e përkushtuar si dhe të ketë aftësi për të punuar në skuadër dhe individualisht.

Të interesuarit të mbledhin punët më domethënëse dhe të rifreskojnë CV-në dhe ti nisin në adresën e emaili :

[email protected]
Ose kontaktoni :+355692020420

Suksese

Ps: Shkruani subject te emaili qe po aplikoni për punë,
Një parafgraf të shkurtër përshëndetes dhe prezantues, ( brenda në email, jo në subject)
Vini bashkëlidhur ( attachment) në pdf portfolion dhe cv-ne tuaj !
Mos kaloni 10 mb për dokument!

   është një  studio me shumë çmime ndërkombëtare, me zyra në Miami (SHBA), Basel (Zvicër) dhe Tiranë.Ne jemi të angazhu...
28/07/2026

është një studio me shumë çmime ndërkombëtare, me zyra në Miami (SHBA), Basel (Zvicër) dhe Tiranë.

Ne jemi të angazhuar aktivisht në projekte anembanë botës.

Ekipi ynë i Oppenheim Architecture Tiranë është në kërkim të një arkitekti të lartë me përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve dhe aftësi udhëheqëse të dëshmuara.

Jeni gati të merrni përgjegjësi dhe të bëni ndryshim?
Atëherë ju jeni pikërisht ajo që na duhet!

Çfarë po kërkojmë:

7+ vite përvojë profesionale me rregulloret shqiptare të ndërtimit dhe të gjitha fazat e projektimit

2+ vite përvojë të dëshmuar në menaxhimin e projekteve
Aftësi të shkëlqyera udhëheqëse dhe komunikimi në anglisht dhe shqip
Njohuri të avancuara në ArchiCAD, Rhino, Photoshop, InDesign dhe Lumion
Shtetësi shqiptare
A tingëllon kjo si aventura juaj e radhës? Dërgoni aplikimin tuaj të plotë, duke përfshirë CV-në, portofolin, referencat dhe certifikatat tuaja (më pak se 20MB) tek Sarah në [email protected].

https://pikark.com/listing/oppenheim-architecture-senior-architect/

NJOFTIM PËR “ TAKIMIN E SOTSHËM ME ARKITEKTËT NË ORËN 18:00”PER SHKAK SE ËSHTË AFËR ORËSSË PROTESTËS DHE SOT ËSHTË ERËND...
29/06/2026

NJOFTIM PËR “ TAKIMIN E SOTSHËM ME ARKITEKTËT NË ORËN 18:00”
PER SHKAK SE ËSHTË AFËR ORËS
SË PROTESTËS DHE SOT ËSHTË E
RËNDËSISHME TE JEMI PREZENT, NE NUK DO TE JEMI PJESË E TAKIMIT!

GJITHASHTU P*K ARK ËSHTË I
PAVARUR DHE DO VAZHDOJMË TË
TILLË!
DO REALIZOJMË NJË TAKIM PATJETËR
SI PJESË E KOMUNITTETIT!
FALEMINDERIT PËR MIRËKUPTIMIN!

Në një moment delikat për të gjithë ne, heshtja nuk mund të jetë më një opsion.Në mungesë të thellë të një reagimi  qoft...
17/06/2026

Në një moment delikat për të gjithë ne, heshtja nuk mund të jetë më një opsion.

Në mungesë të thellë të një reagimi qoftë nga shoqatat e arkitektëve, qoftë nga institucionet arsimore publike dhe private që edukojnë arkitektët e rinj ju ftoj të ngrini zërin: së pari si qytetarë të këtij vendi dhe së dyti si arkitektë.
Për t’u dhënë profesionistëve hapësirën e duhur për të qenë të pavarur në punën e tyre, për të qëndruar në këmbë pavarësisht stuhive politike dhe për të qenë pjesë proaktive në zhvillimin e vërtetë të vendit tonë.

Bashkohuni në protestë, për të mbrojtur ekosistemet e natyrës, që ju, së bashku me fëmijët tuaj, të keni mundësinë të shijoni natyrën e Shqipërisë. Bashkohuni për të kërkuar një zhvillim të qëndrueshëm, ku zhvillimi nuk është vetëm resorte me vila luksoze në zona të mbrojtura (ose jo), por hapësira publike të aksesueshme, infrastrukturë, natyrë, lidhje me kontekstin kulturor dhe mjedisin e ndërtuar, ose thjesht shtëpi të vogla B&B të projektuara nga vetë ju.

Mos prisni më të jeni studioja lokale e emrave VIP. Keni mundësinë të projektoni së bashku me klientin tuaj, sipas kërkesave dhe mundësive të tij, e jo sipas interesave politike.

Heshtja e arkitektëve nuk ka sjellë punë më të mirë. Përkundrazi, ka zhvlerësuar rolin tonë në formësimin e së ardhmes.

Sipas Pallasmaa: “Gjeometria e mendimit pasqyron gjeometrinë e dhomës.”
Imagjinoni çfarë mendësie do të ketë shoqëria e së ardhmes, nëse lejojmë vazhdimësinë e një ndërtimi të tillë.

Shihemi në orën 19:00 në Sheshin Skënderbej.

Shpresoj që ta doni këtë vend aq sa të luftoni për dinjitetin e profesionit tonë i cili ndërton, fizikisht dhe shpirtërisht, të ardhmen.

Address

Tirane
Tirane

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00

Telephone

+355682079978

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Pik ark posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Pik ark:

Shortcuts

Share