Ceresit

Ceresit Ceresit ofron sisteme të plota produktesh për shtrimin e qeramikës dhe instalimin e termoizolimit, si

Me një traditë prej më shumë se 100 vjet, Ceresit është marka më e njohur në sektorin e Teknologjisë së Ngjitësve të Henkel. Sot, Ceresit është një nga markat më të rëndësishme në tregtinë e produkteve të ndërtimit. Kjo është për shkak të cilësisë, teknologjisë inovative të aplikuar, si dhe një game të gjerë produktesh që plotësojnë një sërë nevojash.

-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-

Rregullat e sjelljes në faqen Ceresit

Në faqen e Ceresit Kosova në Facebook, dëshirojmë t'ju informojmë për brendin tonë, si dhe për të mirëmbajtur komunikimin dhe ndërveprimin reciprok. Prandaj komentet, fotot, një pjesë e inçizimeve, informacionet kthyese dhe pyetjet tuaja janë gjithmonë të mirëseardhura. Diskutimi i hapur me respekt të ndërsjellë është i rëndësishëm për ne dhe kërkon që të gjithë pjesëmarrësit të mbajnë një ton miqësor, të sjellshëm dhe respektues. Për këtë arsye, ju lutemi trajtojini të tjerët ashtu siç dëshironi t'ju trajtojnë. Secili ka të drejtën e mendimit të tij - brenda kufijve të lejuar me ligj. Meqenëse duam që të gjithë të ndihen rehat në faqen tonë në Facebook, ju lutemi respektoni rregullat e mëposhtme kur përfshiheni në ndonjë diskutim. Ja çfarë nuk lejohet në faqen tonë në Facebook:
• Ofendime, diskriminime, kërcënime dhe nënçmime të çfarëdo lloji
• Nxitje për dhunë ndaj një personi, institucioni, markës Ceresit apo kompanisë Henkel
• Pornografi dhe vulgaritete
• Komente ose linkat që nuk kanë të bëjnë me temën e postimit dhe që nuk kanë të bëjnë me kompaninë Henkel dhe markën Ceresit
• Reklamimi i kompanive të tjera
• Shkelja e të drejtave të të tretëve
• Përmbajtje që cenon mbrojtjen e të dhënave (tuaja ose të palës së tretë), të drejtën e autorit, politikën e privatësisë apo çfarëdo përmbajtje tjetër e paligjshme
• Përmbajtje e lidhur me viruset Trojan, çfarëdo virusi tjetër, faqe të pabesueshme ose përpjekje për të cenuar integritetin e faqes në Facebook
• Përmbajtje që qëllimisht çon në keqpërdorimin e ndonjë prej produkteve tona

Në rast të shkeljes së këtyre rregullave, ne mbajmë të drejtën për të fshehur ose fshirë komente të tilla. Çdokush që përsërit shkeljen e këtyre rregullave mund të largohet nga faqja. Faqja jonë në Facebook mbahet gjatë ditëve të javës, gjatë orarit të rregullt të punës, nga ora 9 deri në orën 17. Do të mundohemi t'ju përgjigjemi pyetjeve tuaja pa mëdyshje dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Në situata të caktuara do të na duhet më shumë kohë, veçanërisht nëse kërkesa dërgohet jashtë orarit të punës. Për pyetje më komplekse do t'ju kërkojmë të na kontaktoni me email. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj dhe ju ftojmë të argëtoheni në faqen tonë!

Formula e re ka mbërritur!Gjenerata e re e masës së fugimit për profesionistë, me teknologji që ofron: ✅ më shumë kontro...
09/10/2026

Formula e re ka mbërritur!

Gjenerata e re e masës së fugimit për profesionistë, me teknologji që ofron:
✅ më shumë kontroll,
✅ punë më të lehtë dhe
✅ rezultate të besueshme.

CE 40 PLUS kombinon përpunueshmëri të shkëlqyer deri në +40°C, konsistencë kremoze dhe deri në 60 minuta kohë pune.

Me ngjyra të qëndrueshme dhe të njëtrajtshme, përfundim të lëmuar dhe absorbim të reduktuar të ujit, ofron një rezultat që vërehet!

CERESIT CE 40 PLUS – masë e fugimit e gatshme për projektin tuaj të radhës.
https://bit.ly/CE40PLUS

07/10/2026

Ngjyrat ndryshojnë. Projektet marrin formën e tyre. 🍂

Me ardhjen e vjeshtës, kantieret hyjnë në një nga periudhat më produktive të vitit – një kohë kur planet shndërrohen në rezultate konkrete dhe përparimi bëhet i dukshëm.

Hyjmë në sezonin e punimeve përfundimtare dhe të avancimit të projekteve për të cilat jeni krenarë.

Së bashku, jemi të gatshëm për një vjeshtë produktive dhe për projekte që lënë gjurmë edhe shumë kohë pasi gjethet të kenë rënë. 🍂

06/10/2026

Këtë vit, Henkel feston 150 vjetorin, ndërsa Ceresit ka qenë pjesë e kësaj historie për më shumë se 120 vjet, duke u rritur së bashku me Henkel dhe duke kontribuar në projekte ndërtimore në mbarë botën.

Në këtë video, veçojmë disa nga projektet referente të Ceresit, të cilat tregojnë më së miri se deri ku kemi arritur dhe sa shumë mund të ndërtojmë ende së bashku.


Kur punoni me materiale të çelëta dhe translucentë, çdo detaj ka rëndësi — përfshirë edhe ajo që ndodhet poshtë tyre. 🤍P...
18/09/2026

Kur punoni me materiale të çelëta dhe translucentë, çdo detaj ka rëndësi — përfshirë edhe ajo që ndodhet poshtë tyre. 🤍

Prandaj, profesionistët zgjedhin Ceresit CM 16 White.

🧱 Ngjitës i bardhë për veshjet përfundimtare të veshtira dhe materialeve të ndjeshme ndaj ndryshimit të ngjyrës, duke ndihmuar në ruajtjen e pamjes së tyre estetike ashtu siç është projektuar nga dita e parë.

👉 Zbuloni më shumë duke klikuar në linkun më poshtë: https://bit.ly/Ceresit_CM16_White__

Fillimi i sezonit të vjeshtës do të thotë edhe më shumë punë për profesionistët e Ceresit. Si çdo muaj, edhe këtë herë n...
17/09/2026

Fillimi i sezonit të vjeshtës do të thotë edhe më shumë punë për profesionistët e Ceresit. Si çdo muaj, edhe këtë herë ndajmë me ju momentet më interesante të .

Faleminderit për përkushtimin dhe angazhimin tuaj!

24 Kova Ceresit CT 74 Eco, të prodhuara nga 62% plastikë e ricikluar→ 10 kg më pak mbetje plastike në natyrë. 🌍Sepse çdo...
11/09/2026

24 Kova Ceresit CT 74 Eco, të prodhuara nga 62% plastikë e ricikluar
→ 10 kg më pak mbetje plastike në natyrë. 🌍

Sepse çdo hap drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme ka rëndësi. 💪

për brezat e ardhshëm.

Dielli ndryshon shumë gjëra. Ngjyra e fasadës suaj nuk ka pse të jetë një prej tyre. ☀️🏠Ceresit CT 76 me teknologjinë UV...
04/09/2026

Dielli ndryshon shumë gjëra. Ngjyra e fasadës suaj nuk ka pse të jetë një prej tyre. ☀️🏠

Ceresit CT 76 me teknologjinë UV Protect ndihmon që ngjyra e fasadës të mbetet e qëndrueshme dhe intensive, pavarësisht ekspozimit afatgjatë ndaj rrezatimit UV.

Falë efektit të vetërigjenerimit të sipërfaqes, fasada ruan pamjen e bukur dhe të freskët për më gjatë.

Ceresit CT 76 – ngjyrë që zgjat.
Mësoni më shumë rreth produktit në linkun:
https://bit.ly/Ceresit_CT_76____

Çdo rezultat i mirë fillon me një përgatitje të mirë. 🎒🛠️Në bankat shkollore, ashtu si edhe në kantier, mësojmë, përmirë...
01/09/2026

Çdo rezultat i mirë fillon me një përgatitje të mirë. 🎒🛠️

Në bankat shkollore, ashtu si edhe në kantier, mësojmë, përmirësojmë aftësitë dhe përgatitemi për sfidën e radhës.

Me fillimin e vitit të ri shkollor dhe projekteve të reja, hyjmë me të njëjtën dëshirë: të mësojmë çdo ditë më shumë, të përmirësohemi dhe të ndërtojmë gjithnjë më mirë.

Për dijen që . 💪

31/08/2026

Më shpejt drejt hidroizolimit të sigurt. 💧

Ceresit CL 51 Express kursen kohë dhe lehtëson punën në banjo, kuzhina dhe ambiente të tjera me lagështi.

🔹 Vendosja e pllakave pas vetëm 4 orësh
🔹 Vetëm 2 shtresa
🔹 Konsum më i ulët – 1,1 kg/m²
🔹 Aplikim me furçë, rul ose mistri
🔹 Më pak humbje të produktit

Punë më efikase. Mbrojtje e sigurt nga lagështia. 👌

24/08/2026

Dizajn i ri i suvave të frymëzuara nga natyra!

Për një atmosferë të ngrohtë në shtëpinë tuaj dhe një stil modern, suvatë VISAGE janë zgjedhja ideale për një pamje tërheqëse, duke ofruar balancën perfekte mes estetikës dhe funksionalitetit.

Efekti i ri i tokës sjell bukurinë natyrore të teksturave dhe i jep çdo objekti ngrohtësi dhe harmoni.

Lexoni më shumë për suvatë dekorative VISAGE në linkun: https://bit.ly/Ceresit__Visage__

Address

Pristina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ceresit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Ceresit:

Shortcuts

Share