02/10/2026
Studio Flat
Tirana, Albania
Ky studio flat prej vetëm 35 m² është organizuar me fokus të veçantë te
funksionaliteti dhe shfrytëzimi maksimal i çdo centimetri. Hapësira është
konceptuar në mënyrë që funksionet kryesore të banimit të bashkëjetojnë natyrshëm,
pa e ngarkuar vizualisht ambientin.
Zona e kuzhinës është integruar përgjatë murit, duke liruar pjesën qendrore për
qarkullim dhe përdorim të përditshëm, ndërsa tavolina pranë dritares shërben
njëkohësisht si zonë ngrënieje dhe si një hapësirë e rehatshme pune. Elementi
qendror me televizorin ndihmon në organizimin dhe ndarjen funksionale të ambienteve
pa krijuar barriera të rënda apo pa penguar dritën natyrale.
Mobiliet e integruara dhe përdorimi i sipërfaqeve vertikale krijojnë kapacitet
magazinimi pa kompromentuar ndjesinë e hapësirës. Paleta me ngjyra neutrale, tone
të ngrohta dhe dru natyral është zgjedhur gjithashtu duke pasur parasysh përdorimin
e apartamentit për Airbnb.
Një dizajn neutral është një zgjedhje më e sigurt për një pronë që do të jepet me
qira ose do të sh*tet, pasi i drejtohet një game më të gjerë përdoruesish dhe nuk
lidhet me një stil shumë specifik apo personal. Tonet neutrale krijojnë një ambient
të qetë, të pastër dhe mikpritës, fotografohen mirë për platformat online dhe u
japin vizitorëve mundësinë ta perceptojnë hapësirën si të përshtatshme për shijen e
tyre.
Rezultati është një studio kompakte, por shumë funksionale, ku 35 m² janë
shfrytëzuar në mënyrë efikase për të krijuar një ambient komod, estetikisht të
qëndrueshëm dhe me një identitet të përshtatshëm si për qira afatshkurtër, ashtu