Shkolla e Kuzhinës ROYAL

  • Home
  • Shkolla e Kuzhinës ROYAL

Shkolla e Kuzhinës ROYAL Kurse kuzhine dhe pastiçerie. Instituti i Artit Kulinar ROYAL
Pasionin ktheje në profesion! www.shkollaekushines.al
[email protected]

HISTORIKU

Instituti i Artit Kulinar “ROYAL” është krijuar më 31.11.2011. Lindja e një institucioni të tillë, u nxit më së tepërmi nga kërkesat e shumta prej të interesuarve, të cilët kërkonin orientimin dhe vendin e duhur ku të kishin mundësinë që pasionin e tyre për kuzhinën ta trajtonin me profesionalizëm. Kështu Instituti i Artit Kulinar “ROYAL” u bë porta më e sigurt e një institucioni për përgatitjen e kuzhinierëve dhe pastiçierëve të niveleve të ndryshme deri në shefa kuzhine. Themeluesit e tij, ishin Krenar Beshiri administrator, me një eksperiencë të suksesshme disa vjeçare si shef kuzhine dhe Fatos Puto drejtues didaktik. Në këtë institut kanë dhënë mësim pedagogë të njohur të fushës të cilët kanë dhënë një ndihmesë të dukshme edhe në funksionimin e drejtë të Institucionit Kulinar. Fillimisht ai përbëhej nga kursi i kuzhinës duke u pasuruar më vonë edhe nga kursin e pastiçerisë. Që nga ajo kohë instituti ka kaluar në ndryshime dhe riorganizime të shumta. Kështu, në vitin akademik 2012 – 2013 institutit i’u shtua kursi i pastiçerisë në ambiente të reja. Paralelisht më shtimin e këtyre ambiente u bë edhe rinovimi i ambienteve ekzistuese të kursit të kuzhinës, duke i përsosur akoma më tej me pajisjet e fjalës së fundit të kuzhinës. Instituti i Artit Kulinar “ROYAL” ka qenë dhe është një institucion i rëndësishëm në vendin tonë, me një veprimtari të gjërë. Gjithashtu, ai mbetet ndër institucionet më të rëndësishëm në vend për përgatitjen dhe kualifikimin e kuzhinierëve, pastiçierëve dhe shefave të kuzhinës. Numri i studentëve të cilët ndjekin studimet në këtë institut ka ardhur gjithnjë në rritje nga viti në vit.Edhe përmbajtja e tij në planin e procesit mësimor ka pasur ndryshime të shumta, në përputhje me shkallën e zhvillimit të fushës së gastronomisë dhe me kërkesat e shtuara të tregut. Sot në këtë institut funksionojnë disa kurse, ku studentët mund të specializohen në profile si: kuzhinë, pastiçeri, bukëpjekës, piceri, xhelatier, barman. Shtimi i numrit të kurseve për këto specializime dhe profilizime, është mbështetur edhe nga një punë të madhe për hartimin dhe zgjerimin e planeve të reja mësimore, të programeve të lëndëve që janë shtuar në këto plane si dhe rivlerësimin e programeve të lëndëve ekzistuese, me qëllim që të ndihmohet në rritjen e aftësimit profesional të studentëve. Përmes praktikave profesionale e marrëveshjeve me partenerë të ndryshëm të fushës, ku përmendim: pastiçeri furrë buke “NELA”, piceri “TANI”, BBI group international Kosovë, BBI group international Tiranë etj., Instituti i Artit Kulinar “ROYAL” ka krijuar e po krijon gjithnjë e më tepër mundësi dhe hapësirë kryesisht për kualifikim të studentëve dhe shkëmbim eksperiencash të herë pas herëshme në ambientet e këtyre bisneseve serioze. Studentëve u jepet mundësia të kryejnë praktikat e tyre mësimore pranë këtyre partnerëve të ndryshëm të institutit për kualifikime e specializime afatshkurta e afatgjata. Nga ana tjetër, pranë Institutit të Artit Kulinar “ROYAL” kanë ardhur kuzhinier, pastiçier dhe shefa kuzhine të ndryshëm për të mbajtur orë të veçanta leksionesh, duke ofruar eksperiencën e karrierës së tyre në ndihmë të studentëve të institutit. MISIONI

Misioni i Institutit të Artit Kulinar “ROYAL” ka në fokus përsosmërinë e vazhdueshme dhe bërjen e tij faktor në tregun e punës, më qëllimin kryesor zhvillimin e mëtejshëm të arsimit profesional, rritjes së cilësisë, stimulimin e frymës së bashkëpunimit ndërmjet studentët dhe mbështetjes së ideve të reja. Synojmë vënien e theksit të fortë tek profesionistët, si potencial i cili ecën bindshëm në tregun e punës. Instituti i Artit Kulinar “ROYAL” mund të shërbejë gjithashtu edhe si urë lidhëse midis studentëve dhe tregut të punës, duke krijuar kontaktet e duhura me punëdhënësit potencial, me qëllim promovimin e studentëve të këtij instituti dhe kërkimin e mundësive të reja të punësimit. Ne punojmë në të gjitha aspektet, që studentët tanë të jenë konkurues kudo dhe të sigurt në profesionin e tyre. Instituti i Artit Kulinar “ROYAL” ofron edukim dhe aftësim profesional cilësor dhe të qëndrueshëm, duke nxitur studentët në arritjen e objektivave profesionale dhe të karrierës për t’u bërë profesionistë të kualifikuar dhe njëherazi qytetarë të ndërgjegjshëm, në mënyrë që të kenë kështu mundësinë të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së komunitetit dhe të vendit. Këmbëngulim në sigurimin e cilësisë dhe mbështetjes së specializuar për zhvillimin e një mësimdhënie bashkëkohore në sistemin e edukimit profesional që ofron Instituti i Artit Kulinar “ROYAL”. Misioni ynë është t’u japë studentëve njohuri bazë, mbështetur në metodat e njohurive të përgjithshme që karakterizojnë profilin edukativo-kulturor si dhe aftësi e kompetenca konkrete sipas llojit të kursit profesional të çdo plani studimi që zhvillohet në institut. Jemi të angazhuar në zhvillimin dhe hapjen e kufijëve të dijes nëpërmjet arsimit më të mirë, rritjes intelektuale, sociale e kulturore të studentëve, duke kontribuar në dobi të komunitetit me synimin e një mjedisi krijues, me vlera, parime dhe etikë profesionale e institucionale. Instituti stimulon studentët në zhvillimin dhe aftësimin profesional, nëpërmjet një arsimimi cilësor dhe praktikave profesionale. Instituti i Artit Kulinar “ROYAL” si një kompleks vlerash, por edhe materialisht me kapacitetet e tij, që në ideimin dhe projektimin fillestar është krijuar për të qënë i studentëve, pedagogëve, punonjësve dhe të gjithë atyre që kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të misionit të tij. Formimi profesional është elementi i sistemit të arsimit, i cili përfshin formimin, riformimin, riaftësimin dhe përfitimin e aftësive të nevojshme profesionale për tu përshtatur sipas nevojave të tregut. Hyrja më e shpejtë në tregun e punës i jep të rinjve mundësinë të fitojnë më shpejt të ardhura dhe të kursejnë më herët.

Nga thjeshtësia e kungullit , në elegancën e një supe.- Supë me kungull dimërorRregjistrimet janë të hapura …Për grupet ...
04/11/2026

Nga thjeshtësia e kungullit , në elegancën e një supe.

- Supë me kungull dimëror

Rregjistrimet janë të hapura …
Për grupet e reja…
🫵Bëhu pjesë e Royal - ✨Merr një Profesion✨

Për më shumë na shkruani në DM 📩
Ose kontakto në : +355 68 20 300 34

04/11/2026

Nga përbërësit e freskët te një pjatë plot finesë!

03/11/2026

02/11/2026

01/11/2026
01/11/2026
31/10/2026

Bëhuni profesionistë , zgjidhni shkollën Royal!

- Rregjistrimet vazhdojnë!

🎃 KËTË HALLOWEEN, MOS E LËR PASIONIN TË PRESË!Frika më e madhe? Të humbasësh mundësinë për të ndërtuar profesionin që dë...
30/10/2026

🎃 KËTË HALLOWEEN, MOS E LËR PASIONIN TË PRESË!

Frika më e madhe? Të humbasësh mundësinë për të ndërtuar profesionin që dëshiron!

👨‍🍳 ROYAL të pret me regjistrime të hapura edhe për kurset e së SHTUNËS!

🍳 Kuzhinë | 🍰 Pasticeri | 🍕 Piceri

🔥 Bëj zgjedhjen tënde sot. E ardhmja fillon me një hap!

📩 Regjistrohu tani!

kursepastiçerie

Address


Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla e Kuzhinës ROYAL posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shkolla e Kuzhinës ROYAL:

Shortcuts

  • Want your business to be the top-listed home improvement business?

Share