26/10/2026
Për të tretën herë, përfaqësuesit tanë po marrin pjesë në Canton Fair, në Guangzhou të Kinës — një nga panairet më të mëdha tregtare në botë.
I organizuar çdo pranverë dhe vjeshtë, Canton Fair bashkon mijëra kompani, prodhues dhe blerës nga e gjithë bota, duke krijuar mundësi për bashkëpunime dhe njohje me zhvillimet më të reja në tregtinë ndërkombëtare.
Në këtë panair prezantohen produkte dhe zgjidhje nga shumë fusha, përfshirë pajisjet sanitare, materialet ndërtimore, mobiliet dhe produktet për shtëpi.
Për ne, pjesëmarrja është një mundësi e rëndësishme për të zbuluar risitë dhe trendet botërore, si dhe për të sjellë pranë jush produkte të reja, inovative dhe unike.
Risi të reja po vijnë! Ne vazhdojmë të jemi ndër të parët që ndjekim trendet botërore, për t’jua sjellë ato më afër, gjithmonë me çmime sa më të volitshme.
Për ta përjetuar nga afër cilësinë dhe stilin, vizitoni Showroom-in tonë:
📍 Magjistralja Gjakovë - Prizren, km i I-rë.