Në fillim u quajt “Byroja e projektimit të objekteve ndërtimore – LinProjekt”. Në kohën kur kompania ishte profil i besueshëm në projektimin e ndërtesave moderne të banimit. Përveç projektimit, kompania filloi të merret edhe me ndërtim. Në fillim me mbikëqyrje, e më vonë me menaxhim të projekteve të ndryshme. Pas disa vitesh eksperience, LinProjekt u shndërrua në një kompani serioze projektimi dhe ndërtimi duke punësuar rreth 70 punonjës dhe gjatë sezonit veror mbi 100 punonjës. Pas luftës së vitit 1999, kohë kur gjithçka në Kosovë u shkatërrua, LinProjekt vazhdoi punën aty ku e la. Por këtë herë me teknologji moderne, cilësi më të lartë dhe kreativitet në projektim, ndërtim, rikonstruksion, rinovim dhe prodhim. Prej vitesh kompania ka punësuar profile të ndryshme profesionale si Arkitekt, Inxhinierë Ndërtimi, Inxhinierë Elektrikë, Inxhinierë MEP, Gjeologë, Juristë, Teknologë, Ekonomistë etj. Falë strukturës profesionale, spektrit të gjerë intelektual dhe moshës së re që e karakterizon këtë kompani, kompania ka arritur rezultate të suksesshme në të gjitha projektet. LinProjekt ka mbi 100 punonjës të regjistruar, të cilëve të gjitha taksat po i paguhen qeverisë.