01/11/2026
BURGERË TË MBYLLUR ME MISH P**E DHE KAÇKAVALL 🧀🤤
Për mbushjen:
• 500 g fileto p**e
• 2 qepë
• 3 speca të gjelbër dhe 3 të kuq
• 150 g kaçkavall
• 1 lugë gjelle ajkë (pavllak)
• Gjalpë, vaj ulliri, kripë, piper i zi, piper i kuq, vegetë dhe erëza për pulë
Për brumin:
• 250 ml qumësht i vakët
• 1 e bardhë veze
• 1 pako maja e thatë
• 1 lugë e vogël sheqer
• 450–500 g miell
• 1 lugë gjelle ajkë
• 1 lugë e mesme kripë
• 1 lugë gjelle vaj ulliri
• 1 e verdhë veze dhe susam për sipër.
Përgatitja:
Presim pulën në copa të vogla, qepët në fije dhe specat në copa të vogla. I fërgojmë me gjalpë dhe vaj ulliri, shtojmë erëzat, pastaj qepët dhe specat. Në fund shtojmë ajkën dhe kaçkavallin. E lëmë mbushjen të ftohet.
Për brumin përziejmë qumështin, majanë dhe sheqerin. Shtojmë të bardhën e vezës, vajin, miellin, kripën dhe ajkën. E ngjeshim dhe e lëmë të pushojë 1 orë derisa brumi të dyfishohet.
Brumin e ndajmë në 8 kuleçë, i hapim në pete, në një pjatë si në video vendosim petën, e mbushim me mbushjen dhe kaçkavall dhe e mbyllim mirë. E kthejmë në anën tjetër dhe i rendisim të gjitha në tepsi me letër për pjekje.
I lyejmë me të verdhë veze, i spërkasim me susam dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 20–30 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.
Provojeni këtë recetë, sepse dalin tepër, tepër të shijshëm! ❤️🍔